Icardi drejt ndarjes nga Wanda – futbollisti nuk e ndjek më gruan e tij pas mesazheve të lamtumirës

  • 02 February 2018 - 09:38
Icardi drejt ndarjes nga Wanda – futbollisti nuk e ndjek më gruan e tij pas mesazheve të lamtumirës

Situata e futbollistit argjentinas të klubit italian, Inter, Mauro Icardi, ishte në suaza të spekulimeve për një transferim në kryeqytetin spanjoll të Madridit.

Icardi ditëve të fundit ka shfaqur sjellje misterioze në rrjetet sociale, ku publikonte foto me mesazhe lamtumirëse.

Shumë adhurues të klubit të tij menduan se ai ka telashe me klubin dhe se do të ndërrojë ambient, pas udhëtimeve të shumta.

Megjithatë, duket se problemi i Icardit është bashkëshortja e tij, vetëm pak ditë pasi ata shijuan momente të bukura në Maldive dhe Dubai.

Image

 

Icardi publikoi një seri mesazhesh lamtumirëse, teksa së fundmi ka filluar të mos e ndjekë më gruan e tij, pasi tashmë flitet për një ndarje mes çiftit.

Përplasja e tyre sipas mediave italiane erdhi pasi që Wanda i është rikthyer angazhimeve si modele dhe po udhëton shpesh në Argjentinë, duke mos u kujdesur për fëmijët, kurse Icardi njihet si një njeri familjar dhe i përkushtuar ndaj fëmijëve.

Së fundmi Icardi postoi edhe një foto i zhveshur në Instagram ku shfaqte tatuazhet e tij që janë dedikim ndaj familjes dhe fëmijëve të tij.

Image

 

Wanda që nuk e dëshiron ndarjen ka tentuar që të shpërqëndrojë spekulimet duke bërë postime me lokacion nga Madridi, me çka nxiti spekulimet për të ardhmen e sulmuesit.

Kujtojmë se modelja argjentinase është përgjegjëse për të ardhmen e lojtarit pasi është në rolin e agjentes së tij, e kjo ka bërë që shumë adhurues të futbollistit të hamendësohen.

Image

 

Aktualisht Icardi është i lënduar dhe nuk do të kthehet në fushë deri javën e ardhshme ndaj Bolognas, kurse Wanda sot (e premte) është kthyer në Milano nga Argjentina, por s’ka publikuar ndonjë foto me bashkëshortin e saj.  

(Kosova Sot)