Habit këngëtarja shqiptare: Djem bëni sherr me të dashurat…

  • 02 February 2018 - 11:50
Habit këngëtarja shqiptare: Djem bëni sherr me të dashurat…
E njohur si një shqiptare me shumë hite dhe fansa, Bebe Rexha na ka habitur me një postim të fundit në Instagram ku këshillon djemtë të zihen me të dashurat që të mos harxhojnë lekë për të blerë dhurata.

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha na ka habitur me një postim të bërë së fundmi në “Instagram”. Ajo këshillon djemtë që të zihen me të dashurat e tyre që të mos harxhojnë lekë për të blerë dhurata.

Në foton që Bebe ka publikuar, shkruhet: “Fillo bëj sherr me të dashurën tani në mënyrë që të mos harxhosh para për ditën e Shën Valentinit”.

Gjithashtu këngëtarja me famë botërore po kërkon edhe një partner për ditën e të dashuruarve, ku dëshiron edhe një dhuratë.

“Kush do të bëhet Valentini im? Gjithçka dua është një kuti me çokollata dhe trëndafila”, shkruan Bebe, duke lënë të kuptohet se ajo nuk ka të dashur.

Image

 

(Kosova Sot)