Nuk ka shanse që të mos e vëreni! (FOTO)

  • 02 February 2018 - 18:32
Nuk ka shanse që të mos e vëreni! (FOTO)

Me një veshje ngjyrë të kuqe, si të semaforit, Gigi Hadid për pak ndali tërë trafikun në qytetin e Nju- Jorkut

Bukuroshja 22- vjeçare është parë duke kaluar rrugën në Mollën e Madhe (Nju Jork), më saktësisht në distriktin Soho, derisa ishte duke shkuar në një takim. Gigi i kishte lidhur flokët e verdha në formë të bishtit dhe kishte vënë syza të mëdha të diellit, megjithatë nuk kishte shanse që të mos e vëreje, apo njihje. Nën pallton e saj të kuqe, modelja kishte veshur një xhemper me mëngë të gjata, e poshtë ishte përcaktuar për pantallona të ngushtë. Këpucët i kishte të zeza, por askush nuk ia shikonte ato.  

Image

 

(Kosova Sot)