A janë Hailey Baldwin & Camila Cabello në luftë rreth Shawn Mendesit?

  • 02 February 2018 - 18:37
A janë Hailey Baldwin & Camila Cabello në luftë rreth Shawn Mendesit?

Pasi Hailey Baldwin postoi diçka, ku përfshihej edhe emri i Camila Cabello-s, njerëzit filluan të pyeten mos ato dyja janë në luftë rreth asaj se kush do ta marrë hamshorin Shawn Mendes. A ka telashe midis bukuroshes Camila Cabello, 20 vjeçe dhe Hailey Baldwinit, 21? Fansat mendojnë se ato dyja janë duke luftuar se cila po e bën për vete bukuroshin Shawn Mendes, 19 vjeç, edhe pse disa burime të tjera thonë se kjo nuk është aspak e vërtetë. Ka muaj që flitet rreth një romance midis Hailey-t dhe Shawn-it, meqë janë parë së bashku në Kanada, në disa koncerte, etj. Por, ata në asnjë rast nuk kanë konfirmuar se janë në lidhje. Kjo ka bërë që të flasin të tjerët. Do të duhej që ata t'ua mbyllnin gojën gojëkëqijve, duke thënë se, po, jemi në lidhje, apo nuk jemi, ku në rastin e dytë, nuk do të kishte nevojë më për hamendje rreth ndonjë përfshirje të Camila Cabellos. Por, në anën tjetër, po të mos ishin thashethemet, disa njerëzve do t'iu mbinte bari në gojë. 

(Kosova Sot)