Të famshmit të cilët e pranuan se ndarja ju theu zemrën (FOTO)

  • 03 February 2018 - 10:36
Të famshmit të cilët e pranuan se ndarja ju theu zemrën (FOTO)

Të famshmit zakonisht nuk dëshirojnë të bien në sy për gjërat të cilat i shqetësojnë. Por disa prej tyre janë treguar të sinqertë dhe kanë treguar se si e kanë përjetuar momentet më të vështira . Disa prej tyre kanë treguar për ndarjet dhe të cilat ju kanë thyer zemrën. Nëse edhe ju keni kaluar një periudhë të tillë citimet e këtyre të famshmëve do ju përfshijmë shumë.

Kim Kardashian

Martesa prej vetëm 72 ditësh me basketbollistin Kris Humpires, bëri një bujë të madhe në gjithë mediat ndërkombëtare pasi ishte një martesë e cila pritej të zgjaste më shumë.. Pas gjithë kësaj Kim ka treguar se: ” Ndjeva se isha në një slitë të shpejtë dhe nuk mund të dilja prej saj. Unë ju përkushtova shumë shfaqjes televizive duke anashkaluar marrëdhënien time me ish-partnerin. Në këtë mënyrë lidhja ime nuk mund të kthehej në një përrallë edhe pse e kisha ëndërruar shumë” .

Image

Rihanna

Rihanna dhe Chris Brown patën një ndarje të bujshme në vitin 2009, pasi ai e sulmoi në “Grammy-n” e po këtij viti. Për herë të parë lidhur me ndarjen Rihanna foli në vitin 2010 në emisionin ‘EL’: “Unë isha e humbur. Duhet të them se ndihem vërtet e hutuar. Unë e urrej të flas për këtë temë por me të vërtetë ka qenë një periudhe mjaft e çmendur pasi humba kontaktin me vetveten”.

Image

Selena Gomez

Selena dhe Justin Bieber kanë qenë një nga çiftet më të përfolur të ‘showbiz-it’ dhe ndarja e tyre nuk mund të kalonte pa u vënë re. Në revistën “W” Selena tregoi për herë të parë lidhur me këtë ngjarje. “Në fillim nuk është se i kushtova rëndësi isha vetëm 18-vjec dhe kisha një të dashur me të cilin  dukeshim shumë bukur, kjo gjë ne na pëlqente. Më vonë kur e kuptova rëndësinë zemra ime u thye”

Image

Miley Cyrus

Miley dhe Liam prishën marrëdhënien e tyre në vitin 2013-të dhe kjo u duk qartë kur ajo u shfaq në skenë duke qarë teksa performonte këngën “Wrecking Ball” :”Kur unë i dhashë fund marrëdhënies time me Liamin ne ishim të fejuar dhe në po të njëjtën kohë aktroja në rolet e ‘Disney’ dhe gjëja që më krijonte ankth ishte mendimi se çfarë do bëja kur të lija ‘Disney-n’ dhe si do ndjehesha nëse nuk do të kisha më Liam pranë meje. Ndërsa tani që jam e lirë nga këto dy gjera ndjehem më mirë.

Image

Bella Hadid

Bella dhe The Weeknd patën një lidhje e cila zgjati për një periudhë 1 vjeçare. Modelja për herë të parë ka treguarn për ‘Teen Vogue” ndjesitë e këqija që ndarja i shkaktoi: “ishte ndarja ime e parë dhe kjo u bë aq shumë publike. Personat të cilët më shihnin nëpërmjet televizionit mund të kenë menduar se unë e kam përballuar shume mirë atë , por për zemrën time kjo situatë ishte tepër e rende. Dashuria lëndon por ti duhet ta përballosh”

Image

(Kosova Sot)