Lum ky për nafakën e vet (FOTO) - VIP - Kosova Sot
Lum ky pėr nafakėn e vet (FOTO)

Lum ky pėr nafakėn e vet (FOTO)

Sofia Vergara shkëlqen në tepihun e kuq, mbështetje i jep bashkëshorti

Ata janë të pandashëm që kur kanë filluar lidhjen e tyre në vitin 2014. Dhe, siç është pritur, Joe Manganiello ishte në vendin e duhur për të përkrahur gruan e tij, tash e dy vjet të martuar, Sofia Vergara-n, derisa ishin në premierën e filmit të saj të fundit me titull "The Female Brain". Çifti i fuqishëm kishte rrezatuar në tepihun e kuq, me Joe i veshur në një kostum të kaltër dhe Sofia në një veshje të zezë nga sipër dhe pantallona me ngjyrë të zezë. Vergara flokun e kishte të lirë, duke i rënë në kraharor. Filmi është i zhanrit komedi, shkruar dhe nën regjinë e Whitney Cummings, është bazuar në librin e vitit 2006 nga Louann Brizendine. 

Image

 

(Kosova Sot)

14 orë e 8 minuta më parë
18/02/18