Kush është partneri i ri i Genta Ismajlit? Këngëtarja tregon emrin

  • 04 February 2018 - 12:03
Kush është partneri i ri i Genta Ismajlit? Këngëtarja tregon emrin
Teksa ishte e ftuar në emisionin “Shiko kush Luan”, këngëtarja nga Kosova është vendosur përpara sfidës “rrëfe ose kthe”, që i detyron lojtarët të përgjigjen apo të pinë me fund një gotë me alkool.

Përballë njëra-tjetrës në këtë lojë kanë qenë Genta Ismajli dhe Anxhela Pelisteri. Kjo e fundit ka pyetur bukuroshen kosovare që t’i rrëfejë emrin e partnerit të saj.

Genta është përgjigjur menjëherë duke thënë “Hasan”, por pa dashur të japë mbiemër. Nëse ka qenë një përgjigje sa për të mos kthyer ndonjë gotë, apo emër i vërtetë mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

(Kosova Sot)