Pas gjithë luftës mediatike, rrëfehet Kylie Jenner: Vajza erdhi në jetë (VIDEO) - VIP - Kosova Sot
Pas gjithė luftės mediatike, rrėfehet Kylie Jenner: Vajza erdhi nė jetė (VIDEO)

Pas gjithė luftės mediatike, rrėfehet Kylie Jenner: Vajza erdhi nė jetė (VIDEO)

Më në fund Kylie Jenner bëhet nënë. Në një postim të para pak minutave biznesmenia dhe ylli i “Keeping up with Kardashians”, përveçse ka njoftuar ardhjen në jetë të vajzës, ka shpjeguar edhe arsyet pse e fshehu shtatzëninë.
“Më vjen keq që gjatë gjithë kësaj kohe ju kam lënë në errësirë. Jeni mëuar të jeni pranë meje në çdo udhëtim, por këtë herē vendosa që shtatzëninë të mos e shfaq përpara botës. E dija që do më duhej të përgatisja veten për rolin e jetës sime në mënyrën më pozitive të mundshme, larg streseve dhe në mënyrë të shëndetshme. E dija që fëmija do ndiente çdo gjë, prandaj vendosa ta mbaja të fshehtë, për jetën time të vogël dhe lumturinë tonë. Shtatzënia ka qenë periudha më e bukur dhe padyshim një eksperiencë që të ndryshon jetën, ndaj do më mungojë. I falenderoj miqtë e mi dhe vecanërisht familjen time që më ndihmuan ta mbaj këtë periudhë sa më private. Vajza ime e bukur dhe e shëndetshme erdhi në jetë në 1 shkurt. Mezi e kam pritur momentin që ta ndaj këtë bekim me ju. Nuk kam ndjerë asnjëherë lumturi dhe dashuri më të madhe! Faleminderit për mirëkuptimin.” Rrugëtimin e 9 muajve, Kylie e ka ndarë me të gjithë me një video prekse.

Image

 

(Kosova Sot)

9 orë e 52 minuta më parë
18/02/18