Çiljeta dhe Fernando kanë ditëlindjen, zbuloni urimin special të nënës së saj (FOTO)

  • 05 February 2018 - 11:10
Çiljeta dhe Fernando kanë ditëlindjen, zbuloni urimin special të nënës së saj (FOTO)

Ky fillim jave me siguri ka nisur ndryshe për Çiljetën, këngëtaren e dashur për publikun e cila sot ka ditëlindjen.
Më të bukur këtë ditë ja ka bërë nëna e saj, e cila nëpërmjet një urimi special e ka quajtur dritën e syve të saj, jo vetëm atë por edhe Fernandon e vogël, i cili gjithashtu sot feston ditën e tij të lindjes.
“Të shkruaj për ty zemra mamit duhet një libër i tërë. Si sot e 33 vjet më parë erdhe në jetën tonë dhe na dhe shume lumturi. Mbas dy cunave të xhajës tënd erdhe ti vajzë dhe gëzoj gjithë familja duke të vënë dhe emrin Çiljeta .Ti je drita e syve të mi . Por ti na dhe një gëzim akoma më të madh. Na solle në jetë një princ të vogel Fernandon që zoti e bekoi duke pasur një ditëlindje me ty biri im dhe na lumturoj jetën tonë… Mami babi dhe mami Liria ju urojnë nga shpirti të rroni me qindra vite dhe veç të mira paçi në jetë. Zoti ju bekoftë”- ka shkruar nëna e Çiljetës.

Image

 

(Kosova Sot)