Habit aktorja shqiptare: Jam xheloze e çmendur kam qendruar 12 orë poshtë shtëpisë së ish-të dashurit, erdhi policia dhe…

  • 05 February 2018 - 14:26
Habit aktorja shqiptare: Jam xheloze e çmendur kam qendruar 12 orë poshtë shtëpisë së ish-të dashurit, erdhi policia dhe…

Ajo është një nga vajzat më të kometuara të showbizz-it, e cila njihet për karakterin e saj të çlirët dhe pa komplekese. Shpesh ajo në daljet e saj publike flet pa doreza pa patur asnjë lloj problemi.

Është fjala për Ana Likën e cila së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Why not” në Roza Latit. Aktorja ka rrëfyer disa nga momentet më të çmendura të jetës së saj. Ndërsa ka treguar një histori ku ka qendruar 12 orë poshtë shtëpisë së të dashurit për ta përgjuar.

“Kam dalë dhe me paruke, por kisha harruar të ndërroj makinën. Doja të shihja gjëra me sytë e mi dhe u nisa me paruke, kam qenë bjonde dhe i vura të zeza. I them motrës dil pak nga lokali dhe më shih, ngjaj sikur jam unë apo jo. Ndërkohë ishte errësuar, kisha vënë dhe syzet e rrija. Motra vjen direkt e më futet në makinë. I them si më gjete. Je me makinën tate më tha. Më kishte shpëtuar ky detaj, u ktheva prap në shtëpi. Do ti thoja në fund fare, nuk isha unë, ia kisha lënë makinën një shoqeje”, shrehet aktorja.

Ndërsa më pas shton se si lëvizte me makinë pa drita në lagje dhe banorët kishin lajmëruar policinë.

“Kam ndejtur 12 orë poshtë shtëpisë së një personi dhe e kam analizuar shtëpinë e atij sikur ta kisha projektuar vetë. Nga 12 e natës deri 12 të drekës. Jam dhe tip detektive, fikja dritat e makinës, lëvizja nëpër lagje pa dritat. Ecja me frenat e dorës që të bëja zhurmë që të shihja një dritë, a ishte e ndezur si më kishin thënë mua. Hipja sipër baxhasë së makinës, mund të kisha vdekur atë ditë, por nuk ka problem. Do dilnin fjalët e mia.

Si përfundim, vijnë dy burra në moshë dhe një cun i ri, civila, ata me drita, unë pa drita. Më thonë përshëndetje. Kur i pashë filluan dridhjet. Policia e shtetit, i thashë më nxirr letrën. Ishte ora 5 e mëngjesit. Thashë shyqyr që jeni të policisë. I thashë bëjmë një dorë muhabet se kam që në 12 që nuk po flas me njeri. E kishte lajmëruar një banor që është një makinë e dyshimtë që lëviz në lagje. Më thonë ik se e ruaj vetë, jo i thashë se e ruaj vetë”, ka përfunduar Ana historinë e saj.

(Kosova Sot)