Puntata finale e ‘Shiko kush luan’ një natë plot surpriza, zbulohen disa nga të ftuarit...(FOTO)

  • 05 February 2018 - 17:04
Puntata finale e ‘Shiko kush luan’ një natë plot surpriza, zbulohen disa nga të ftuarit...(FOTO)

Shiko kush luan”, një prej emisioneve më të këndshëm, i cili mban të gozhduar para ekranit shqiptarët gjatë së shtunës mbrëma, duket se po i vjen fundi. Kjo e shtunë do të shënojë puntatën finale të “Shiko kush luan”. Gjatë puntatës së kaluar, moderatorja e emisionit, Luana Vjollca tregoi se nata finale do të jetë e mbushur plot me surpriza. Duket se një pjesë e tyre është zbuluar pasi disa prej të ftuarve specialë e kanë bërë publike pjesëmarrjen e tyre. Një prej tyre do të jetë edhe këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ka zbuluar se për pamjen e saj është kujdesur Lori Hoxha. Ndërkohë në një postim tjetër këngëtarja ka zbuluar se dy të ftuarit e tjerë do të jenë anëtarët e grupit “West Side Family”, Landi dhe Miri. Një nga personazhet më pikantë do të jetë edhe këngëtarja shumë e dashur për publikun, Eli Fara. Është zbuluar vetëm pak, por kaq mjafton për të kuptuar se do të jetë një natë shumë e bukur dhe argëtuese.

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)