SIRENA E ARGJENDTË (FOTO)

  • 05 February 2018 - 18:43
SIRENA E ARGJENDTË (FOTO)

Angelina Jolie tregon këmbët e gjata në ngjarjen ku vlerësohet animacioni Më herët gjatë javës së kaluar ajo kishte një takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, gjeneralin Jens Stoltenberg. Por këtë vikend e bukura Angelina Jolie ishte në një ngjarje me karakter krejt më ndryshe, pasi që kishte marrë pjesë te "Annie Awards", që vlerëson animacionin. Ylli nga filmi "The Maleficent", 42 vjeçe, u duk shumë e bukur dhe elegante e veshur me një fustan të argjendtë me shkëlqim derisa po qëndronte fort në tepihun e kuq. Fustani që binte fort në sy, megjithëse ia kishte mbuluar linjat, sipër nuk kishte mëngë derisa kishte dhe një ndarje që ia kishte theksuar fort këmbët e saj të gjata. Po ashtu, stili i fustani kishte edhe xhepa. Një palë taka me ngjyrë neutrale ia kishin zgjatur paksa linjat derisa aksesorët i kishte në minimum, disa unaza dhe një palë vathë modestë.

Image

 

(Kosova Sot)