Kishte planifikuar të rrëmbente këngëtaren e famshme, burg për 43-vjeçarin

  • 06 February 2018 - 10:00
Kishte planifikuar të rrëmbente këngëtaren e famshme, burg për 43-vjeçarin

Këngëtarja e njohur Lana Del Rey arriti të qetësonte fansat e saj pasi policia arrestoi një 43-vjeçar, i cili kishte planifikuar ta rrëmbente atë. 32-vjeçarja shkruajti në ‘Twitter’ se tani është mirë dhe se shumë shpejtë do të jetë në Hotalanta për adhuruesit e muzikës së saj. Ndjekësi i këngëtares u arrestua në Florida, pak momente para se Lana Del Rey të ngjitej në skenë për të kënduar. 43-vjeçari doli përpara gjykatës së Floridas ditën e diele dhe gjatë seancës gjyqësore ai u pa duke qeshur. Policia arriti ta kuptonte se ai ndiqte këngëtaren, kur në rrjete sociale kishte shkruajtur disa mesazhe kërcënuese për të. I dyshuari tha për gjykatën se në postimin e tij nuk kishte asgjë që ishte e neveritshme apo kërcënuese dhe se aty nuk thuhej se ai do të lëndonte ndokënd. Madje ai nuk e njihte personalisht këngëtaren, por thjesht njihte disa këngë të saj dhe se kishte pasur dëshirë ta takonte njëherë. Më pas gjykata vendosi që 43-vjeçarin ta linte në burg, sepse ai është një person i rrezikshëm për gjithë shoqërinë.

(Kosova Sot)