Doni linja perfekte? Aktorja e famshme ju tregon sekretin

  • 06 February 2018 - 11:56
Doni linja perfekte? Aktorja e famshme ju tregon sekretin

Aktorja dhe modelja e famshme Megan Fox është nënë e tre fëmijëve, por pavarësisht kësaj, ajo vijon të konsiderohet si një ndër femrat më të bukura në botë.

Edhe pse ka sjellë në jetë tre fëmijë, Fox ka linja të mahnitshme fizike. Por si është e mundur që Megan ka një fizik kaq të bukur dhe në formë? Sekreti është trajneri personal i cili e këshillon atë si të ushqehet shëndetshëm.

Një nga këshillat që ai i jep aktores së Hollywood është konsumimi i disa vakteve gjatë ditës por në sasi të vogla.

Me pak fjalë, dieta e aktores përmban mëngjesin, drekën dhe patjetër që në këtë vakt të rëndësishëm nuk duhet të mungojë sallata.

Për mëngjes, zakonisht aktorja përdor të bardhat e vezëve, të gatuara në mënyra të ndryshme. Në vaktin e drekës preferon bajamet, që janë të pasura njëkohësisht në proteina, vitaminë E, magnez dhe fibra. Lëngjet e shtrydhura janë pjesë e pandashme e ditës, ndërsa uthulla e mollës është një përbërës që nuk i mungon sallatës së saj.

Ndërsa në vaktin e darkës trajneri i ka sugjeruar aktores ushqime të lehta si për shembull Salmon të kombinuar me sallatë.

Por aktorja kujdeset se që mos të konsumojë karbohidrate si dhe ushqime të paketuara, të cilat i zëvendëson me perime dhe fruta.

(Kosova Sot)