Në Barcelonë për një projekt të madh, ja surpriza e fundit që rezervon Aurela Hoxha

  • 06 February 2018 - 17:06
Në Barcelonë për një projekt të madh, ja surpriza e fundit që rezervon Aurela Hoxha

Aurela Hoxha e ka nisur karrierën televizive kur ishte pjesë e programit “E Diela Shqiptare”, por nuk ishte kjo ajo që ëndërronte. Ajo donte diçka që ta bënte shumë të njohur, diçka që kishte lidhje me të bukurën, me modën dhe me moderimin. Ia ka dalë të bëjë disa eksperienca të tilla televizive, si dhe të jetë pjesë e disa spektakleve me shumë audiencë. Së fundmi ajo është bërë pjesë e televizionit edhe si aktore në filmin “Dashuria e Bjeshkëve të  Nemuna 3”. Por duket se Aurela nuk po mjaftohet me kaq dhe se ka dëshirë të vazhdojë më gjatë rrugën e aktrimit. Së fundmi modelja ndodhet në Barcelonë dhe nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ na la të kuptojmë se një rol tjetër aktrimi është në horizont. Në fotografinë e fundit ajo ka bërë ‘check-in’ ku ndodhet në, studion e famshme kinematografike ‘Belledejour Studio’. “Së shpejti”- ka shkruar Aurela mbi foto. Nuk na ngelet gjë tjetër veçse të presim më shumë detaje rreth projektit të ri të saj.

Image

 

(Kosova Sot)