Ermal Meta mund të skualifikohet nga “Sanremo” 2018, akuzohet për…

  • 07 February 2018 - 11:19
Ermal Meta mund të skualifikohet nga “Sanremo” 2018, akuzohet për…

Në qoftë se deri dje kënga e shqiptarit Ermal Meta në bashkëpunim me Fabrizio Moro cilësohej nga mediat italiane si favorite për të fituar “Sanremo 2018”, tani ajo rrezikon të skualifikohet nga festivali. Sipas mediave italiane “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë) ka shumë ngjashmëri  me këngën “Silenzio” pjesëmarrëse në edicionin e Sanremo Giovani të 2016-ës kënduar nga Ambra Calvani dhe Gabriele de Pascali. Kritikët analizojnë se ka shumë ngjashmëri  si në tekst dhe në melodi midis dy produksioneve. Të dy materialet kanë të njëjtin autor, Andrea Febo. Edhe në qoftë se ky detaj do i ndihmonte Metën dhe Moron për ti shpëtuar skualifikimit, përhapja e “Silenzio” nuk i favorizon aspak në këtë situatë. Kujtojmë se kantautori shqiptar me prejardhje nga Fieri, konkurron për të tretin vit radhazi në Sanremo. 

Image

 

(Kosova Sot)