Rita Ora një pamje prej ‘engjëlli’, në premierën e filmit ‘Fifty Shades Freed’

  • 07 February 2018 - 11:25
Rita Ora një pamje prej ‘engjëlli’, në premierën e filmit ‘Fifty Shades Freed’

‘Fifty Shades’ është një nga filmat më të diskutuar të të gjitha kohërave. Ditën e djeshme në Paris është zhvilluar premiera e filmit të fundit të serisë ‘Fifty Shades’. Në këtë event ishte e ftuar dhe këngëtarja Rita Ora, sepse ajo ka bërë kolonën zanore të filmit ‘Fifty Shades Freed’, së bashku me këngëtarin Liam Payne. Në këtë premierë të filmit Rita kishte veshur një ‘jumpsuit’ në ngjyrë të bardhë që i jepte pamjen e një engjëlli të vërtetë. Ky ‘jumpsuit’ është i dizajnuar nga firma ‘Stephane Rolland’ dhe i nxirrte më së miri në pah këngëtares të gjitha asetet e saj trupore.

Image
Image

 

(Kosova Sot)