‘Shpërthen’ rrjeti, fansat e Kylie-t me të njëjtin mendim: Ky është emri që kanë zgjedhur për vogëlushen (FOTO)

  • 07 February 2018 - 20:49
‘Shpërthen’ rrjeti, fansat e Kylie-t me të njëjtin mendim: Ky është emri që kanë zgjedhur për vogëlushen (FOTO)

Nata e kaluar do të shënonte fundin e shumë thashethemeve mbi shtatzënine e Kylie Jenner. Modelja e njohur e pranoi publikisht se vetëm disa ditë më parë ishte bërë nënë e një vajze shumë të bukur. Të shumta kanë qenë reagimet në rrjete sociale e disa prej tyre lidhen edhe me emrin e vogëlushes. Asgjë nuk është bërë e ditur nga çifti Jenner-Scott, por njerëzit mendojnë se vajza do të quhet Butterfly, duke e lidhur me disa fakte. Kënga ‘Butterfly efect’ që Travis Scott i dedikoi partneres është një nga arsyet. Dy të dashuruarit bënë tatuazh fluturën gjatë qershorit, kur filluan edhe thashethemet e para mbi shtatzëninë e saj. Më pas reperi i bleu Kylie-t një varëse me flutur, e cila kushtone plot 60 mijë dollarë. Dhe në videon e publikuar nga Kylie për vogëlushen e saj, një nga detatej e fokusuara është edhe flutura.

Image
Image

 

(Kosova Sot)