S'ka që e ndal (FOTO)

  • 07 February 2018 - 21:56
S'ka që e ndal (FOTO)

Rita Ora e 'skuq' Parisin

Ajo është duke ekspozuar linjat e saj në vazhdimësi, e tëra me stil gjatë javëve të fundit, derisa është duke e promovuar këngën e saj më të re "For You" me Liam Payne. Madje, as moti me borë nuk e ndalon Rita Orën për të shprehur dhe për të shfaqur shijen e saj për modën, derisa ishte veshur edhe me një veshje që binte fort në sy kur kishte dalë në Paris. Këngëtarja e bukur 27 vjeçe, me dukjen e saj kishte bërë që të gjithë ta kthejnë kokën drejt saj, derisa po kalonte një ditë të ngjeshur në kryeqytetin francez. Krijuesja e hitit "RIP" qëndronte dhe dallohej nga turma falë fustanit me ngjyrë të kuqe, që kishte jakë të thellë dhe mëngë të fryra. 

Image
Image

 

(Kosova Sot)