Ta kallë datën - VIP - Kosova Sot
Ta kallë datën

Ta kallë datën

Ajo u është bashkuar bukurosheve nga brendi "Victoria's Secret Fashion Show" në vitin 2017. Dhe, Nadine Leopold u duk vërtet hyjnore derisa ishte shfaqur duke modeluar për disa kostume të larjes për setin e saj fotografik, i cili ishte bërë në Majami. Ish e dashura e përfolur e Harry Styles, tashmë 24 vjeçe, ka treguar figurën e saj seksi në një palë kostume të portokallta që mesi ia kishin mbuluar modestinë e saj. Kështu Nadine ishte përkujdesur që të gjithë sytë të janë të drejtuar kah ajo, duke shfaqur linjat e saj mahnitëse, derisa të pasmet e saj dhe gjoksi ishin në qendër të vëmendjes. Ajo po ashtu ka treguar edhe lëkurën e saj të artë, derisa kostumi ishte me shpinën në fushë.  

(Kosova Sot)

12 orë e 13 minuta më parë
15/08/18