Tiani një bukurosh i vërtetë, shikoni sa është rritur vogëlushi (Foto)

  • 08 February 2018 - 15:42
Tiani një bukurosh i vërtetë, shikoni sa është rritur vogëlushi (Foto)

Tian është personi më i rëndësishëm për këngëtaren Tuna dhe bashkëshortin e saj Patris Berisha, sepse ai është fëmija i parë që e ka bërë akoma dhe më të fortë lidhjen e tyre. Gjithashtu Tianit i kushtohet vëmendje e veçantë në familjen Berisha, sepse ai është i vetmi djalë pas 4 vajzave. Xhaxhi i tij Robert Berisha nuk ngurron që herë pas here në rrjetet sociale të ndajë disa momente shumë të bukura me nipin. Edhe ditën e sotme Roberti ka nxjerrë një foto shumë të bukur me Tianin e vogël dhe këtë fotografi e ka shoqëruar me një ‘emoji’ zemër. Nuk kemi çfarë të shtojmë më shumë pas kësaj fotografie të mbushur me doza ëmbëlsie. 

Image

 

(Kosova Sot)