Emina Çunmulaj një bashkëshorte krenare për arritjet e njeriut të zemrës (FOTO)

  • 08 February 2018 - 22:21
Emina Çunmulaj një bashkëshorte krenare për arritjet e njeriut të zemrës (FOTO)

Emina Cunmulaj është gjithmonë aktive në profilin e saj dhe ndan me ndjekësit në ‘Instagram’ jetën e përditshme. Një supermodele e njohur ndërkombëtarisht, që tashmë ka ndërtuar jetesën e saj jashtë Shqipërisë pavarësisht se origjina e saj është shqiptare. Me postimin e fundit ajo ka treguar një arritje të madhe të bashkëshortit të saj. Sam Nazarian është një biznesmen i njohur, të cilit tashmë i është dedikuar një artikull nga “Forbes”, mbi arritjet e tij në hapjen e një rrjeti të gjerë hotelesh dhe biznesesh të llojeve të ndryshme. Në foton e postuar Emina shkruan: “Jam shumë krenare për ty”. Kujtojmë se Emina është nënë e një vajze dhe në pritjen e ëmbël të një fëmije të dytë.

Image
Image

 

(Kosova Sot)