JA KU PO VJEN MODELJA

  • 09 February 2018 - 15:01
JA KU PO VJEN MODELJA

 Hailey Baldwin shkëlqen me fustanin gjysmë të tejdukshëm në Nju Jork Ajo e ka bërë debutimin e saj te pista e "New York Fashion Week", në shtator të vitit 2015 për shfaqjen e "Tommy Hilfiger".

Dhe, më shumë se dy vite më pas, Hailey Baldwin ka pozuar si një stuhi e vërtetë në një fustan krem të bardhë për t'u paraqitur te ngjarja "amfAR" në qytetin e Nju Jorkut. Në këtë mënyrë, bukuroshja 21 vjeçe ka rrezatuar linjat e saj të hatashme në fustanin që fort binte në sy, derisa mëngët i kishte të tejdukshme dhe të zbukuruara me lule.

Ngjarja e përvitshme "amfAR" të enjten ka filluar te "New York Fashion Week", që zyrtarisht ka filluar të enjten, në mbrëmje. Hailey e ka zbukuruar tepihun e kuq me fustanin me jakë të thellë dhe me mëngët e gjata derisa kishte edhe detaje të rrudhosura. Bukuroshja bionde. Që është e bija e Stephen Baldwin ka treguar edhe shpinën e saj. Hailey kishte shtuar edhe disa unaza diamante derisa dhe një palë vathë delikatë. 

(Kosova Sot)