Hijeshia e mëndafshtë - VIP - Kosova Sot
Hijeshia e mëndafshtë

Hijeshia e mëndafshtë

 Georgia Fowler ekspozon asetet J emi mësuar ta shohim në veshje të brendshme teksa reklamon veshjet për "Victoria's Secret". Dhe, kështu, modelja e bukur, Georgia Fowler, u duk rrezatuese derisa si një kukull e vërtetë u shfaq në ngjarjen "amfAR Gala" në Nju Jork.

Bukuroshja 25 vjeçe kishte ekspozuar fort gjoksin e saj në fustanin e saj me lule të mëndafshtë derisa kishte theksuar fort linjat e saj trupore. Bukuroshja brune me dukjen e saj kishte bërë që të gjithë ta kthejnë kokën drejt saj dh eta shijojnë bukurinë e saj.

Dukjen e saj e kishte kompletuar me flokun me nuance kaçurrele derisa i kishte vendosur prapa veshëve. Georgia kishte zgjedhur bizhuteri të lezetshme derisa grimin e kishte aplikuar si një eksperte e vërtetë.

(Kosova Sot)

12 orë e 2 minuta më parë
22/08/18