Modelja shqiptare pjesë e një filmi erotik? (FOTO)

  • 09 February 2018 - 16:49
Modelja shqiptare pjesë e një filmi erotik? (FOTO)

Modelja Aurela Hoxha ka disa ditë që është larguar nga Shqipëria për t’u vendosur në Barcelonë, Spanjë. Nga postimet që ajo bën në rrjetet sociale, duket se po përgatit një projekt të rëndësishëm.

Hoxha ende nuk ka thënë publikisht se për çfarë bëhet fjalë, por as nuk ka ngurruar që të japë disa detaje të vogla.Mesa duket Aurela është duke bashkëpunuar me studion e artit, modës dhe kinemasë “Belledejour”, që frymëzuar nga filmi i famshëm i vitit 1967 me të njëjtin titull, në përshkrimin e saj në faqen në “Instagram” shkruan: “Kryevepër e Erotikës”.Krijimet e kësaj studioje duket se kanë në fokus erotikën dhe nisur nga ato pak pamje që Aurela ka publikuar nga xhirimet që po kryen me studion, modelen do ta shohim tashmë në rolin e aktores dhe tepër joshëse.Kujtojmë se fillimisht Aurelën e kemi parë në rolin e aktores në filmin “Dashura e Bjeshkëve të Nemuna”, ku ajo shfaqet nudo teksa bën dush.

Image
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)