Selena Gomez në rehabilitim, ja çfarë bën Justin Bieber - VIP - Kosova Sot
Selena Gomez në rehabilitim, ja çfarë bën Justin Bieber

Selena Gomez në rehabilitim, ja çfarë bën Justin Bieber

Këngëtarja e njohur Selena Gomez prej disa javësh ka vendosur të shkojë në një qendër rehabilitim për shkak të disa problemeve që kanë lidhje me ankthin dhe depresionin. Në fillim ajo e nisi terapinë së bashku me të dashurin e saj Justin Bieber, por mesa duket ai është përmirësuar dhe ka vendosur të largohet duke kaluar momente me njerëz të rëndësishëm të jetës së tij, të cilët mund ta ndihmojnë të përmirësohet akoma më shumë. Një nga këta është edhe pastori i kishës  Car Lentez, me të cilin e ka treguar disa herë se kanë një marrëdhënie mjaft të ngushtë. Kohët e fundit ata janë fotografuar shpesh duke biseduar dhe kryer aktivitete fizike. Duket se terapia e Justin ka përfunduar me sukses.

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)

15 orë e 56 minuta më parë
20/08/18