N'pozë

  • 10 February 2018 - 08:40
N'pozë

Ajo mirëpriti fëmijën e saj të tretë, Chicago West, përmes nënës surrogate, më 15 janar. Dhe, tri javë pas lindjes së vajzës së saj, Kim Kardashian ishte e tëra glamur në ballinën e revistës "Vogue Taiwan"

Bukuroshja 37 vjeçe kishte sjellë të nëntëdhjetat në një pallto të leshtë derisa flokun e saj prej platini e kishte lënë të lirë për ballinën e revistës, ku paraqitet moda e nivelit të lartë. Me këtë rast, Kim kishte sjellë flokun e saj voluminoz me një shkëlqim neutral në buzët e saj, derisa kishte aplikuar efektin e syve "smokey eye".

Për ballinën e revistës, nëna e tre fëmijëve kishte përdorur bizhuteri prej diamantit dhe arit, përfshirë unazë dhe vathë. Veshur kishte pallton e bardhë derisa edhe brenda revistës kishte disa veshje të leshta. 

(Kosova Sot)