Aurela Gaçe surprizon fansen e sëmurë: E kam përjetuar në familje këtë sëmundje

  • 10 February 2018 - 10:37
Aurela Gaçe surprizon fansen e sëmurë: E kam përjetuar në familje këtë sëmundje

Prej disa javësh  televizionin “News 24”  ka startuar emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” i cili ka në fokus persona me problematika të veçanta të cilët surprizohen nga personazhe të njohur.
E ftuara e radhës ka qenë këngëtarja Aurela Gaçe, e cila me bashkëpunëtorin e emisionit dhe mikun e saj Sidrit Bejleri kanë surprizuar  Linditën, një zonjë e cila prej vitesh vuan nga një sëmundje e rëndë.
E veshur si mjeke Aurela hyri në dhomën e Linditës, reagimi i së cilës ishte shumë emocionues.
Pas këtij përjetimi këngëtarja nëpërmjet një  statusi të publikuar në “Instagram”  ka shkruar: “Jeta është e bukur dhe këtë na e kujtojnë përdite këta njerëz që luftojnë me sëmundjen. Forca e kësaj gruaje bëri të mendoj, të dua shumë. Nëse  smundemi të ndryshojmë një realitet, të paktën të falim dashuri”.
Artistja e ka përjetuar dyfish këtë situatë sepse siç thotë dhe ajo vetë e ka patur të pranishme në familje këtë sëmundje dhe e di mirë rrugëtimin e vështirë.

(Kosova Sot)