Po thyen rekord në internet, 22-vjeçarja myslimane largohet nga ‘The Voice’ për shkak të besimit (VIDEO)

  • 10 February 2018 - 13:20
Po thyen rekord në internet, 22-vjeçarja myslimane largohet nga ‘The Voice’ për shkak të besimit (VIDEO)

22-vjeçarja myslimane Mennel Ibtissem ka bërë xhiron e rrjetit pas një performance të shkëlqyer në kompeticionin e zbulimit të zërit më të mirë në Francë, “The Voice”.

Por jo çdo gjë ka shkuar mirë për 22-vjecaren, e cila ka hequr dorë nga gara edhe pse ka marrë vlerësim maksimal nga juria, për shkak të besimit të saj.

Kohë më parë ajo ka bërë një postim ku ngrinte hije dyshimi për natyrën terroriste të sulmit me kamion në Nice gjatë vitit 2016. Edhe pse ajo tha se gjithçka ishte  një keqkuptim është larguar nga gara e talenteve të rinj.

22-vjeçarja ka konkuruar me këngën “Hallelujah” të Leonard Cohen e cila po vazhdon të shihet nga shumë njerëz në ‘Youtube’.

 

(Kosova Sot)