Xhensila Myrtezaj shtatzënë, fotot që “dekonspirojnë” sekretin e këngëtares (FOTO)

  • 10 February 2018 - 15:26
Xhensila Myrtezaj shtatzënë, fotot që “dekonspirojnë” sekretin e këngëtares (FOTO)

Një lajm i bukur vjen për këngëtaren Xhensila Myrtezaj dhe aktorin e humorit Bes Kallaku, të cilët presin të bëhen prindër. Çifti e ka mbajtur sekret lajmin e pritjes së ëmbël të fëmijës së tyre të parë, por duket se fotot e fundit kanë nxjerrë “zbuluar” artisten.

E ftuar në inagurimin e dyqanit të veshjeve të nusërisë dhe eventeve “Andrra Couture”, Xhensila është fotografuar në disa pozicione, ku i duket barku paksa i rrumbullakosur poshtë kostumit të gjerë blu.

Sipas burimeve pranë çiftit, ajo është në muajin e katërt të shtatzënisë, ndërkohë që për mikeshat e saj të ngushta, që takoi në këtë event, nuk ishte surprizë. Lajmi ka qarkulluar tashmë në rrethin e ngushtë të miqve të tyre e më zë të ulët disa prej tyre e kanë pyetur si po i shkon shtatzënia e parë, duke e uruar për një shtatzëni të mbarë. Siç shihet, gjithçka po ecën siç duhet për Xhensilën, pasi ajo përveçse duket shumë e lumtur, shihet në formë mjaft të mirë fizike.

Ky fëmijë në jetën e çiftit vjen pak muaj pas ngjitjes në altar, në vjeshtën e vitit që lamë pas. Ashtu siç edhe mund të keni parë në çdo rrjet social të mundshëm apo keni lexuar nëpër media online, dasma e tyre, e këngëtares së mirënjohur Xhensila Myrtezaj me aktorin e humorit Bes Kallaku, ishte më e përfolura.

Lista e të ftuarve përfshinte emra nga fusha të ndryshme si: Ardit Gjebrea, Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij Andrra Destani, Ermal Mamaqi, Rezarta Shkurta, Samanta Karavella, Capital T, Lorik Cana, miqtë e ish-kolegët e Besit në spektaklin “Portokalli”. Pas martesës, ata hynë direkt në shtëpinë e tyre të sapopërfunduar, ku besojmë kanë projektuar edhe dhomën e bebit që pritet të vijë në jetë në verë.

Image
Image
Image

 

 

(Kosova Sot)