I fejuari nuk ishte në koncertin e Elvanës, por nuk munguan vjehrri dhe vjehrra e saj (FOTO)

  • 10 February 2018 - 16:08
I fejuari nuk ishte në koncertin e Elvanës, por nuk munguan vjehrri dhe vjehrra e saj (FOTO)

Elvana Gjata ka qenë kryefjala e javës që lamë pas me koncertin privat me 100 të ftuar që mbajti në kryqytet. Pjesë e eventit kanë qenë personazhe nga bota e biznesit, muzikës, politikës apo edhe miq të ngushtë të këngëtares. Të gjithë kishin kuriozitet të shihnin në qoftë se do të ishte i pranishëm i fejuari i këngëtares, por prania e tij do të linte në plan të dytë çdo gjë tjetër që do të ndodhte në event. Elvana ka bërë një tjetër zgjedhje, ka ftuar në event prindërit e partnerit të saj, të cilët  janë shprehur se e duan shumë këngëtaren. Babai i të fejuarit të Elvanës është një biznesmen i njohur që merret me ndërtim.

Image
Image

 

(Kosova Sot)