Vip-at që morën pjesë në promovimin e biznesit të gruas së Sinan Hoxhës (FOTO)

  • 11 February 2018 - 11:02
Vip-at që morën pjesë në promovimin e biznesit të gruas së Sinan Hoxhës (FOTO)

“Andrra Couture” është biznesi luksoz i Andrra Destanit, që mblodhi të enjten në mbrëmje në ambientet e showroom-it, personazhe të njohur të showbizit, miq të afërm të Sinan Hoxhës.

Vetë këngëtari në njoftimin e këtij biznesi të familjes së tij, që mban emrin e bashkëshortes, zbuloi se ideja i kishte lindur nga 1 mijë dasmat ku kishte qenë i ftuar për të kënduar, por edhe si mik.

Në koktejlin me këtë rast u fotografuan shumë të njohur mes të cilëve: Olti Curri, Ingrit Gjoni, Valbona Mema, Rudina Magjistari, Rezarta Shkurta, Klodiana Shala, Amarda Toska e Ermal Mamaqi, Rovena Dilo, Soni Malaj, Elvis Pupa, etj.. Çifti Sinan dhe Andrra befasuan miqtë me pamjen e tyre shumë në formë dhe të kuruar. Dje, ata ishin të ftuar te “Rudina”, ku dhe rrëfyen të tjera detaje nga martesa e tyre si prindër të një djali. Sinani ka ritreguar historinë e njohjes me Andrrën, kur ai ndodhej në një qendër tregtare në Gjermani së bashku me miqtë, ndërsa ajo me një shoqe të saj, fanse e çmendur e tij.

Kjo është historia e takimit të parë të Andrrës me Sinanin, i cili ishte këngëtari i preferuar i shoqes, por jo i saj. Vajza simpatike që jetonte me prindërit në Gjermani, nuk e kishte as idenë më të vogël kush ishte Sinani, nuk i njihte thuajse fare këngët e tij dhe as e kishte ndjekur ndonjëherë në koncerte.

Por kaq u desh, një rastësi e tillë, që pas disa takimeve u konsolidua me fejesë, martesë, fëmijë dhe sot biznes të përbashkët. Megjithatë, atë që Sinani nuk do ta harrojë asnjëherë është mendimi i parë sapo pa Andrrën: “Doni të jem i sinqertë deri në fund? Ndoshta do të duket demode, por sapo e pashë për herë të parë, mendova: ‘O Zot, sikur të ishte gruaja ime kjo…!’ Këtë mendova. E them demode, sepse njerëzit nuk besojnë, në përgjithësi, në dashuri me shikim të parë”, u shpreh Sinani.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

(Kosova Sot)