Pas 10 vitesh Soni Malaj rrëfen të vërtetën për puthjen me Blerim Destanin

  • 11 February 2018 - 11:15
Pas 10 vitesh Soni Malaj rrëfen të vërtetën për puthjen me Blerim Destanin

Soni Malaj është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe këngët e saj pothuajse të gjitha janë kthyer në hit. Me siguri të gjithë e mbani mend këngën “Shpirti im binjak”, por ndoshta një pjesë prej jush nuk e dinë se në videoklipin e këngës ka qenë aktori Blerim Destani. Madje gjatë asaj kohe u përfol për një flirt të mundshëm midis Sonit dhe Blerimit, që nisi që nga xhirimet e klipit, por ata të dy asnjëherë nuk folën për këtë gjë.

E ftuar në  emisionin “Jo vetëm modë”, Soni vendosi ta sqaronte përfundimisht këtë histori të 10 viteve më parë. “Blerim Destanin e kam zbuluar nga një lajm në gazetë. Po kërkonim një djalë perfekt për klipin pasi kënga ishte bërë hit. Arjon Muça ka qenë zgjedhja e parë, por na duhej dikush me tipare më të zeza, më maço. Dhe rastësisht në shtëpi shoh foton e Blerimit në një lajm dhe thash kush është ky djalë? Më pas mora avokatin tim në telefon dhe i thashë. Ramë në kontakt me Blerimin dhe ka ardhur pa asnjë detyrim. Gjatë xhirimeve të klipit ka qenë e pranishme edhe nëna ime. Në skenar ka qenë edhe një puthje në fund të klipit, por duke qenë se kishte shumë njerëz e lamë me një puthje shumë ‘friendly’, thjesht me një përqafim” ka treguar Soni. 

Image

(Kosova Sot)