Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku në pritje të një fëmije, këngëtarja: Na zbuluan (FOTO)

  • 11 February 2018 - 17:42
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku në pritje të një fëmije, këngëtarja: Na zbuluan (FOTO)

Prej disa muajsh, qarkullon në media lajmi se çifti shumë i dashur i skenës shqiptare, Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Pas dasmës madhështore në shtator të 2017-tës, ajo që pritet nga një çift i ri është fëmija, ndaj edhe komentet për një shtatzëni të mundshme nuk kanë munguar. Vetë Xhensila, kur lajmi u bë publik, u shpreh në rrjetet sociale: “Edhe kur lajmi të jetë i vërtetë nuk ka për të na besuar njeri”. Por sot, ka qenë e përditshmja “Panorama”, e cila ka publikuar disa foto të Xhensilës, ku shfaqet një bark paska i rrumbullakosur. Ka qenë vetë Xhensila, ajo që ka reaguar edhe këtë herë duke postuar një foto me Besin në Instastory, në të cilën shkruan: “Na zbuluan”… Dhe për të parandaluar të gjitha lajmet që do të vinin më pas, sqaron se e gjitha është ironi…

Image

 

(Kosova Sot)