Nora pozon me robdeshambër mbi krevat

  • 12 February 2018 - 09:12
Nora pozon me robdeshambër mbi krevat

Nora Istrefi numëron mbi 668 mijë ndjekës në Instagram, ku krahas njoftimeve për projektet e reja apo koncertet, publikon edhe fotografi nga përditshmëria e saj.

Gjatë të dielës, këngëtarja e ka publikuar një fotografi, në të cilën ka pozuar me robdeshambër, e shtrirë mbi krevat.Ajo duket e rregulluar dhe mjaft bukur, ndërsa për një orë ka marrë 15 mijë pëlqime.“Një mëngjes si ky”, shkruan në përshkrimin e fotografisë së publikuar në rrjetin social, Instagram.Ndërsa në InstaStory, ajo ka publikuar imazhe gjatë përgatitjeve të saja para koncertit në Tiranë.Nora sjell më rrallë projekte të reja muzikore, mirëpo kujdeset që ato të jenë të pëlqyeshme nga fansat e këngëtares.

Në vitin e kaluar, ajo publikoi dy bashkëpunime shumë të suksesshme, një me bashkëshortin e saj, Robert Berisha dhe një tjetër me reperin e popullarizuar, Gjiko.

Edhe “S’ka inat”, edhe “Gabime” u publikuan në muajin korrik. Videoklipi i duetit me Robertin numëron mbi 10 milionë shikime në YouTube, kurse ai me Gjikon mbi 22 milionë shikime. 

Image

(Kosova Sot)