LOÇKA PRET FËMIJËN E DYTË

  • 13 February 2018 - 09:41
LOÇKA PRET FËMIJËN E DYTË

Candice Swanepoel prezanton linjën e saj të kostumeve të larjes

Në muajin janar ka paralajmëruar se do ta mirëpresë djalin saj të dytë. Por, para se të lindë për të dytën herë, bukuroshja dhe modelja nga brendi "Victoria Secret Angel", Candice Swanepoel, ka shfaqur linjat e saj trupore, derisa kishte modeluar linjën personale të kostumeve të larjes "Tropic of C". Supermodelja e lindur në Afrikën Jugore, që setin e saj e ka paralajmëruar dhe bërë para se të mbetej shtatzënë, ka theksuar linjat në kostumet me ngjyra, duke shfaqur edhe belin e hollë. Pjesa e sipërme e kostumeve kishte tërhequr vëmendje duke ekspozuar dekoltenë e saj, duke shfaqur lëkurën e artë. Pos ijëve dhe të pasmeve, ajo kishte theksuar flokun e verdhë të cilin e kishte lënë të lirë në një dukje të lagur.

(Kosova Sot)