Ermal Meta nuk falenderoi në shqip kur u shpall fitues, arsyeja është kjo

  • 13 February 2018 - 11:51
Ermal Meta nuk falenderoi në shqip kur u shpall fitues, arsyeja është kjo

Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta, i cili bëri krenarë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, pasi u shpall fitues i festivalit më të rëndësishëm të këngës në Itali ”Sanremo”, në fund të mbrëmjes bëri diçka e cila nuk ju pëlqeu shumë fansave shqiptarë. Teksa të gjithë ishim të mbërthyer para ekranit, në mendje na erdhi performanca në po të njëjtën skenë e Elsa Lilës e cila në fund të performancës falenderoi në shqip. Ndërsa Ermali nuk e bëri një gjë të tillë dhe arsyen e tregoi nëpërmjet një lidhje telefonike për ‘Wake Up’: “Unë jam shqiptar dhe kjo gjë nuk fshihet dot dhe as nuk kam dëshirë që ta fsheh , por nga ana tjetër çdo njeri përfaqëson veten e vet.”

Pavarësisht kësaj ajo e cila vlen të përmendet lidhur me këtë situatë është se, në videoklipin e këngës së Ermalit ka fjalë të shkruara në shqip dhe kjo na bën të ndihemi përsëri krenarë.

(Kosova Sot)