Të gjithë mund të jemi pak JLo në përditshmërinë tonë, ja disa kombinime

  • 13 February 2018 - 12:38
Të gjithë mund të jemi pak JLo në përditshmërinë tonë, ja disa kombinime

Kur sheh të performojnë në skena botërore yje të muzikës si Jennifer Lopez thjesht mahnitesh nga performanca. Por Jlo nuk vishet me gura, xixa apo veshje ekzibicioniste në përditshmërinë e saj. Si të gjithë ne dhe ajo duket se pëlqen komfortin që të ofrojnë atletet, xhinset apo veshjet sportive. Fotot e mëposhtme na tregojnë se të gjithe ne sipas stilit tonë mund të jemi pak JLO.

Eh ku ka më rehat se një kostum sportiv i lirshëm dhe altlete komode.

Image

 

Jeni mami dhe doni të ndiheni cool? JLO ju ndihmon ta beni këtë shumë thjesht, mjafton të ndiheni mire.

Image

 

Një bluze gri pambuku, një palë tuta sportive me llastik nga fundi, lëngun e spinaqit bio në dorë se është shumë i shëndetshëm, ndërsa çantën mbajeni vet, s’ka problem.

Image

 

Atlete, atlete dhe vetëm atlete por të kombinuara me një kapele ngjani më trendy dhe misterioze.

 
Image

 

Jo gjithmonë do shkojmë xhiro nga liqeni apo kafe te lagjia dhe për këtë ju ndihmon JLo, një veshje me ngjyrat e tokës dhe një takë shumë e ulët do ju bëjë të ndiheni rehat dhe bukur.

Image

 

Do dilni në darkë por nuk dini çfarë të vishni për t’u dukur thjeshtë dhe bukur?

Ngjyra nude është gjithmonë një alternativë shumë e mirë për t’u dukur bukur. Një palë pantallona të shkurtra dhe një këmishë krem, të dyja në të njëjtën ngjyrë janë zgjidhja.
Image

 

 

(Kosova Sot)