Chris Brown ka një ide të çmendur: Po sikur unë dhe Rihanna…

  • 13 February 2018 - 12:46
Chris Brown ka një ide të çmendur: Po sikur unë dhe Rihanna…

Ndarja e tyre ka qenë një nga më të përfolurat prej vitesh. Po flasim për lidhjen e dy artistëve të njohur Rihanna dhe Chris Brown të cilët u ndanë pas një sulmi të kryer nga ky i fundit. Kohët e fundit nga veprimet qe reperi famshëm po bën duket se dëshiron që të lërë pas armiqësitë dhe të afrohet përsëri më këngëtaren. Nëpërmjet një postimi  në rrjetin social ‘Twitter’, ai ka çuditur të gjithë fansat e tij, pasi ka ftuar disa kolegë të tij si dhe Rihanën për të qenë pjesë e një turneu. Në postimin e tij reperi shkruan: “Po mendoja për një turne botëror të çmendur me Beyonce, Rihanna, Bruno Mars dhe Chris Brown. Dhe nëse ju vendosni ta bëni pa mua, me jepni 10%-in tim.” Nuk dihet ende nëse dy ish të dashuruarit ruajnë ende kontaktet por ky postim nga Brown mund të jetë një shenjë e mirë. 

(Kosova Sot)