Rita po rrezitet

  • 14 February 2018 - 09:03
Rita po rrezitet

Rita Ora po kënaqet në Maldive

Ajo ngre temperaturat lart me foton lakuriqe në parajsë, gjatë fundjavës. Dhe kështu, Rita Ora ka vazhduar t'i ngucë adhuruesit, kur në llogarinë e saj në internet kishte shfaqur edhe një foto derisa po kalon ditët e nxehta në Maldive. Duke u kënaqur në versionin e saj si një loçkë që është, këngëtarja dhe aktroja, 27 vjeçe, kishte shpërndarë një pasdite relaksuese pranë oqeanit indian, derisa po qëndron në resortin me pesë yje. Rita ishte përkujdesur mirë që asetet e saj t'i theksojë në maksimum, veshur me një sytjenë me dekolte të thellë me ngjyrë të kuqe. Aty u pa se Rita po hante pak mango, duke kënaqur kështu adhuruesit e saj. 

(Kosova Sot)