Teuta Krasniqi ndjek të dashurën e ish-burrit në jetën që ajo bën me Bleron?

  • 14 February 2018 - 10:40
Teuta Krasniqi ndjek të dashurën e ish-burrit në jetën që ajo bën me Bleron?

Teuta Krasniqi dhe Blero Muharremi kanë qenë padyshim dyshja më e komentuar në rrjetet sociale dhe në mediat rozë dhe po ashtu ndarja e tyre. Ata sot kanë krijuar lidhje të reja dashurie, madje Teuta ka edhe një vajzë tjetër me bashkëshortin e saj, Adionis.

Duke u nisur edhe nga fakti, që rrjetet sociale janë kthyer në trampolinë suksesi për personazhet e njohur, pasi jeta virtuale është një tjetër jetë e tyre ku pasqyrojnë gjithçka.

Nëse keni menduar që Teuta nuk flet me të dashurën e ish-burrit të saj, modelen Afrona Dika, keni gabuar. Mund t’ju duket e pabesueshme, por Teuta në rrjetin social “Instagram” ndjek Afrona Dikën, ndërsa Bleron jo. Mesa duket, Teuta është ende kureshtare të dijë si shkon jeta e tyre çift, nëpërmjet të dashurës së tij aktuale dhe jo atij vetë.

(Kosova Sot)