Rita Ora, zyrtarisht në Kosovë me 17 shkurt (FOTO)

  • 14 February 2018 - 23:45
Rita Ora, zyrtarisht në Kosovë me 17 shkurt (FOTO)

Ditë më parë qarkulloi lajmi se Rita Ora nuk do të merrte pjesë në koncertin e 10 vjetorit të Pavarësisë së  Kosovës, pasi qeveria nuk mund të përballonte të gjitha shpenzimet për grupin që do të shoqëronte këngëtaren. Por e gjithë kjo ishte thjesht një supozim, sepse me anë të një postimi në ‘Instagram’, Rita Ora ka treguar se do jetë në Prishtinë në 17 shkurt. Këngëtarja ka postuar dizajnin e një bluze dhe ka shkruajtur: “Përshëndetje të gjithëve! Jam shumë e lumtur që do të jem me ju në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë. Kjo është një bluzë të cilën e kam dizejnuar për këtë rast dhe shpresoj të mbetet një kujtim i mirë për të gjithë ne. Ju dua, Rita”.Sipas burimeve zyrtare, koncerti i pavarësisë pritet të filloj në ora 20, derisa rreth orës 22, skenën e improvizuar në Sheshin "Nënë Tereza" të Prishtinës do t'a pushtojë hit këngëtarja Rita Ora, transmeton "Kosova Sot Online".

 

(Kosova Sot)