Lakuriq në vaskë/,Klaudia Pepa zbulon me kë kaloi Shën Valentinin, komentuesit e kapin mat (FOTO)

  • 15 February 2018 - 17:04
Lakuriq në vaskë/,Klaudia Pepa zbulon me kë kaloi Shën Valentinin, komentuesit e kapin mat (FOTO)

Balerina e njohur Klaudia Pepa ka çmendur rrjetin social “Instagram” sërish ditën e sotme duke postuar një tjetër foto bombë.

Në foton në fjalë, Pepa shihet tërësisht e zhveshur, e ulur në një vaskë të zbrazët, duke mbajtur një shishe shampanjë në duar.

“E vetme #shënvalentin”, ka shkruar balerina e famshme, duke zbuluar kështu se festën e të dashuruarve e ka kaluar vetëm.

Megjithatë, komentuesit kanë vënë re një tjetër detaj të dyshimtë. “Po foton kush ta bëri?”, kanë komentuar disa prej tyre, duke nxjerrë në pah se në fakt Klaudia nuk paska qenë dhe aq vetëm.

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)