Jennifer Lawrence shkëlqen me LBD-në

  • 18 February 2018 - 08:04
Jennifer Lawrence shkëlqen me LBD-në

LBD-ja nënkupton fustanin e shkurtër, të zi, derisa eventi ku kishte shkëlqyer aktorja, ishte premiera e filmit "Red Sparrow" në Uashington

P ërpos që është e zonja si aktore e Hollivudit, Jennifer Lawrence njihet edhe për veshjen e saj gjithnjë në modë. Dhe, kjo u pa edhe të enjten, ku ajo demonstroi stilin e saj të mrekullueshëm të veshjes, derisa merrte pjesë në premierën e filmit të saj të ri, "Red Sparrow", në qytetin e Uashingtonit. Aktorja 27 vjeçe, e njohur edhe nga "Hunger Games", dukej tërësisht serioze me pallton e saj ngjyrë ulliri, të cilën e kishte lënë gjysmë të hapur. Nën pallto kishte një bluzë, të cilën e kishte kombinuar me një fund të shkurtër, derisa në këmbë kishte mbathur këpucë të zeza, me taka. Nga aksesorët kishte një zinxhir dhe një qafore, më të gjatë. 

(Kosova Sot)