‘Nihal’, i bën dhuratën më të veçantë aktorit të njohur turk

  • 18 February 2018 - 10:32
‘Nihal’, i bën dhuratën më të veçantë aktorit të njohur turk

Aktorja e njohur turke Hazal Kaya, e cila nga publiku shqiptar njihet si Nihal te “Dashuri e ndaluar” dhe Maral te seriali me po të njëjtin emër. Ajo është përfolur shpesh për një lidhje të mundshme me aktorin e njohur turk Burak Deniz, i njohur si Muarti nga seriali “Dashuria s’ka nevojë për fjalë”.

Ata i kanë mohuar thashethemet duke pranuar vetëm miqësinë mes njëri-tjetrit. Sot Burak ka festuar ditëlindjen dhe dhuratën më të veçantë e ka marrë nga mikja e tij Hazal. Kjo e fundit i ka dhuruar një kurorë lulesh, që ne e përdorim nëpër varrime me dedikimin: “Djali i këndit të kastravecit, sa mirë që ke lindur”. Gjithçka ishte një shaka dhe surprizë aq e bukur sa Burak zgjodhi ta publikojë në ‘Instagram’ për ta falënderuar miken e tij.

Image

 

(Kosova Sot)