Dhuroi veshkën për të shpëtuar Selena Gomez, aktorja e quan pjesë të familjes

  • 18 February 2018 - 10:46
Dhuroi veshkën për të shpëtuar Selena Gomez, aktorja e quan pjesë të familjes

Francia Raisa është një ndër aktoret më të njohura amerikane. Disa muaj më parë u bë publik lajmi se ajo i dhuroi këngëtares Selena Gomez veshkën teksa kjo e fundit luftonte me sëmundjen. Selena është diagnostikuar prej kohësh me ’Lupus’, një sëmundje e rëndë e cila e ka kushtëzuar këngëtaren dhe aktoren nga zhvillimi i koncerteve.

Në një intervistë të dhënë ditën e djeshme Francia, tregoi për operacionin e vështirë. “Selena nuk donte që unë ta ndihmoja. Ajo e kishte të vështirë ta pranonte që një shoqe mund të bënte diçka kaq të madhe për të”, është shprehur aktorja.

Më tej Francia ka thënë: “Tashmë Selena është kthyer në familjen time. Unë jam shumë e lumtur që ajo tani ka gjakun tim. Gjyshërit e mi kanë vdekur kur unë isha e vogël, por gjyshërit e Selenës tani janë edhe të mitë, ndaj familja ime është zgjeruar”.

Image

 

(Kosova Sot)