Dj shqiptar: Kënga ime do të dëgjohet në radiot turke, greke e spanjolle

  • 18 February 2018 - 11:26
Dj shqiptar: Kënga ime do të dëgjohet në radiot turke, greke e spanjolle

Dj i njohur shqiptar, Vin Veli duket se po korr sukses jo vetëm në tregun muzikor shqiptar por edhe atë ndërkombëtar.
I ftuar  në programin “Pasditja ime”, Vin Veli ka treguar se kënga e tij “Miles Away” në bashkëpunim me Savën, do të dëgjohet jo vetëm në tregun muzikor shqiptar, por edhe në vende të tjera europiane.

“ Kënga do të dëgjohet në radiot greke, turke dhe ato spanjolle. Ky ishte vetëm fillimi, pasi unë çdo muaj do të publikoj nga një këngë qoftë për tregun shqiptar, qoftë edhe për atë europian”, ka thënë Vin Veli.

I pyetur nga gazetari Eraldo Rexho nëse është e vështirë të bëhet pjesë e tregut të huaj, ai është shprehur se, “ nëse materiali është i mirë e pranojnë të gjithë”.

Ai ka thënë gjithashtu se së shpejti do të publikojë një këngë të re me një këngëtar të ri, që pritet t’i bashkohet showbiz-it shqiptar.

(Kosova Sot)