Elvana Gjata flet për herë të parë për Florin: Unë s’i harroj rrënjët, por…(VIDEO)

  • 18 February 2018 - 16:18
Elvana Gjata flet për herë të parë për Florin: Unë s’i harroj rrënjët, por…(VIDEO)

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”m këngëtarja Elvana Gjata ka folur për herë të parë pas ndarjes me Flori Mumajesin, pasi i kanë dhënë fund pas 15 vitesh bashkëpunimit në muzikë.

Kjo “ndarje” shkaktoi reagime në rrjetet sociale dhe u komentua gjatë. Por sot këngëtarja nuk ka ngurruar të flasë lidhur me këtë çështje. E pyetur nga drejtuesi i emisioni Ermal Mamaqi për shkëputjen nga Mumajesi dhe “Three dots”, Gjata tha se është formuar artistikisht prej tij dhe për këtë i është mirënjohëse.

“Gjithçka që ndjej është mirënjohje dhe do të jetë mirënjohje që nuk do të ndryshojë asnjëherë. Unë jam rritur dhe formuar artistikisht prej tij dhe nuk do ta ekzagjeroja aspak nëse do të thoja se ne të dy për kaq vite sa kemi punuar kemi bërë revolucion në muzikën shqiptare, në performancë dhe këngë. Unë nuk flas asnjëherë dhe njerëzit shqetësohen shumë për këtë gjë, unë nuk i harroj rrënjët, por më duhet të ndjek dritën tani”, tha këngëtarja.

(Kosova Sot)