Aktori shqiptar pjesë e serialit më të njohur gjerman

  • 19 February 2018 - 12:15
Aktori shqiptar pjesë e serialit më të njohur gjerman

Aktori i njohur shqiptar Blerim Destani prej vitesh është duke korrur suksese të njëpasnjëshme në Gjermani. Këtë vit në kinema do të jepen premierat e katër prej filmave ku aktori do të jetë personazhi kryesor.

Por mesa duket këtë periudhë do e shohim të shfaqet më shpesh. Ai do të jetë pjesë e një seriali mjaft të njohur “4 Block”, i cili transmetohet çdo javë në mediat gjermane. Xhirimet e serialit kanë nisur në 29 janar dhe pritet të fillojë transmetim në muajin shtator. 

(Kosova Sot)