Nervozohet Gigi

  • 20 February 2018 - 08:12
Nervozohet Gigi

Gigi Hadid godet kritikuesit e trupit të saj. Gigi Hadid flet për kritikët e figurës së saj. Modelja 22 vjeçe që gjithë fundjavën e ka kaluar duke u paraqitur te pistat e "New York Fashion Week" për Prabal Gurung dhe Brandon Maxwell, po ashtu kishte gjetur kohë që t'i shuante zërat kritik përmes disa postimeve në rrjetet shoqërore. Së fundmin Hadid ka qenë temë e kritikave për trupin e saj në rrjetet shoqërore.

Një postim nga dhjetori ku ia shfaq këmbët, kishte pasuar me komentet si "Çfarë ka ndodhur, a nuk po të japin ushqim", derisa një tjetër i ka thënë "me gjasë po vuan nga ndonjë çrregullim në ushqim". Më pas ajo u përgjigj: "Për të gjithë ata që shtrojnë pyetje rreth trupit tim me kalimin e viteve, ju e dini që kur kam filluar si 17 vjeçe, kam vuajtur nga sëmundja "Hashimoto"", ka shkruar ajo, "ata nga ju që më kanë quajtur 'shumë të madhe për industrinë' po shihni se kam inflamacion dhe mbajtje të ujit apo diçka të tillë". 

(Kosova Sot)